Ballina Flash

KATAR 2022 – Botëror pa birra?

LONDËR, 18 nëntor /ATSH-DPA/ – Katari do të zbatojë një ndalim të birrës alkoolike në stadiumet e Kupës së Botës dhe zonat përreth gjatë kohës që do të presë turneun, tha organi qeverisës i futbollit, FIFA.

Sipas raportimeve, Katari pritës i kishte bërë presion FIFA-s që të ndalonte shitjen e birrës në tetë stadiumet e Kupës së Botës.

Shitja e alkoolit kontrollohet rreptësisht në Katar, por do të jetë e disponueshme në zonën menjëherë jashtë vendeve të ndeshjeve dhe zonave të tifozëve si dhe brenda hoteleve.

”Budweiser” është një nga sponsorët më të mëdhenj të FIFA-s, por iu tha të shtunën të zhvendoste tezgat që shesin produktin e saj në stadiume në vende më pak të njohura.

”The Times” raporton se Katar 2022 tani dëshiron të shkojë edhe më tej dhe se diskutimet janë duke vazhduar midis FIFA-s dhe ”Budweiser”.

”Ne po punojmë me FIFA-n për të sjellë përvojën më të mirë të mundshme për tifozët. Fokusi ynë është të ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme për konsumatorin në rrethanat e reja”, tha Budweiser”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPeleshi: Shqipëria, kontributor në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së
Artikulli tjetërXhixho: Buxheti për arsimin, më i ulëti në rajon