Ballina Bota

FOKUS – Ukraina raporton për luftime të ashpra në rajonin e Donbasit

KIEV, 18 nëntor /ATSH-DPA/ – Trupat ukrainase dhe ruse janë përfshirë në luftime të ashpra në rajonin e qymyrit dhe çelikut të Donbasit, në Ukrainën Lindore, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Shtabi i Përgjithshëm raportoi bombardime artilerie dhe tankesh mbi fshatra si Vodyane, Krasnohorivka dhe Marjinka, pranë qytetit Avdiivka.

Pretendimet e Kievit nuk ishin të verifikueshme në mënyrë të pavarur, por përkonin me raportet e blogerëve ushtarakë rusë.

Megjithatë, pozicioni i vijës së parë mbetet i pandryshuar.

Pati gjithashtu granatime të rënda rreth qytetit të Bachmutit si dhe në zonën e vijës së frontit, Kupyansk, një kryqëzim i rëndësishëm hekurudhor./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria zyrtarisht anëtare e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së
Artikulli tjetërVeliaj: Kush nuk firmos marrëveshjen e rindërtimit, do i ndërpritet bonusi i qirasë