Ballina Flash

QSPA, për herë të parë në Panairin e Librit

TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Në Panairin e Librit Tirana 2022, merr pjesë edhe Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ku prezanton botimet e saj. Kjo është hera e parë që QSPA merr pjesë në këtë panair.

Në stendën e QSPA të shoqëruar nga drejtorja ekzekutive prof. Diana Kastrati vizituan stendën ministrja e Kulturës Elva Margariti, kryetari i Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri, drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggero, drejtori i Bibliotekës Kombëtare Piro Misha, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Leximit Alda Bardhyli dhe shumë personalitete të tjera.

Një nga botimet më të rëndësishme, të prezantuara në panair është libri “Dhimitër Kamarda – Për një shqipe” të gjithakushme edhe të gjithakundme & të tjera vepërza” përgatitur nga profesor Dhori Q. Qiriazi. Ky ishte libri që shënoi edhe shitjen e parë të botimeve të QSPA.

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët fton të gjithë lexuesit dhe studiuesit të vizitojnë stendën e QSPA, ku do të gjejnë botimet më të mira të realizuara në një hark kohor 2-vjeçar.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIbrahimaj me ambasadorin e Turqisë: Bashkëpunim në fushën e turizmit
Artikulli tjetërLista Serbe kthehet në Kuvend, pas betimit largohen nga salla