Ballina Flash

Reja: Do të emocionohem për të dy himnet

ROMË, 16 nëntor /ATSH-ANSA/ – Sot në mbrëmje, kur të dëgjoj të dy himnet sigurisht që do të emocionohem, deklaroi trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edy Reja.

”Kur Italia nuk luan kundër Shqipërisë, unë mbështes gjithmonë axurrët. Por, sot nuk do të mbështes Italinë, pasi do të ishte kundër interesave të mia”, shton Reja.

”Nëse ndeshja përfundon 3-3 ose 4-4 do të ishte mrekulli”, thekson ai.

“Dështimi i italianëve për t’u kualifikuar në Katar i zhgënjeu të gjithë. Më vjen shumë keq. Për fat Mancini ka vendosur të qëndrojë në pozicionin e tij. Me të në stol, projekti do të vazhdojë, jam i bindur se do ta bëjë shumë mirë. Ai po punon për të ardhmen dhe shpresoj t’i arrijë qëllimet sepse e meriton”, përfundon Reja./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOMENT – NATO në bisedime për krizën e krijuar pas raketës që goditi Poloninë
Artikulli tjetërATSH dhe WAM nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në Kongresin Global të Medias