Ballina Flash

Ndikimi i pandemisë tek të drejtat e të rinjve

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ Sot në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) u prezantua studimi “Qasja e të rinjve në informacion dhe shërbime të SHSR gjatë pandemisë COVID-19” nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACDP).

Studimi synon të japë një pamje më të qartë të ndikimit të pandemisë në të drejtat e të rinjve në Shqipëri si dhe në shëndetin e tyre seksual e riprodhues.

Gjithashtu, në këtë raport trajtohen edhe nevojat e punonjësve të kujdesit shëndetësor teksa ofrojnë shërbime, informacion dhe edukim për të rinjtë, duke u mbështetur në përvojën e përfituar gjatë pandemisë COVID-19.

Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit zhvilluan një diskutim brain-storming mbi sesi mund të kthejmë gjetjet dhe rekomandimet, në histori me vlerë lajmore për mediet e pranishme.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJaço: Shqipëria, lehtësi të forta taksash për kompanitë IT
Artikulli tjetërKopshti Nr. 2 në Shijak i rindërtuar nga e para, hap dyert për 110 fëmijë