Ballina Bota

BERLIN – Gjermania sinjalizon forcimin e G7 kundër Kinës dhe ndikimit rus

UZBEKISTAN, 2 nëntor /ATSH-DPA/-Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock dekalroi sot se tema kryesore e takimit të ministrave të Jashtëm të G7 këtë javë, do të jetë reduktimi i varësisë nga Rusia dhe Kina.

Duke folur në qytetin Uzbek, në Samarkand, në fund të vizitës treditore në Kazakistan dhe Uzbekistan, Baerbock tha se gjatë takimit të G7 do të diskutoheshin mënyrat për t’u pozicionuar më gjerësisht së bashku si demokraci dhe vende të forta të industrializuara.

“Ne nuk duhet të bëhemi të varur nga një vend që nuk i ndan vlerat tona, dhe në vend të kësaj ne përfundojmë duke u shantazhuar”, tha Baerbock.

Gjatë vizitës në Kazakistan dhe Uzbekistan, Baerbock kërkoi forcimin e bashkëpunimit mes dy ish-republikave sovjetike në fusha të tilla si, energjia dhe burimet minerale.

Ministrat e Jashtëm të G7 do të takohen të enjten dhe të premten, në Munster. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKandidatët në zgjedhje, Alibeaj propozon mekanizmin 50% nga primaret, 50% nga sondazhet
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 3 nëntor 2022