Ballina Flash

Opera e Pergolesit rikthehet në TKOB për nxënësit

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ “La Serva Padrona”, opera buffa e Giovanni Battista Pergolesi, vjen në TKOB për fëmijët dhe nxënësit e vendit, në kuadër të programit “Edukimi përmes Kulturës”.

Teatri numëron 17 shfaqe të vëna në skenë deri më sot, qëkur kjo nismë ka marrë jetë për edukimin e brezit të ri.

Opera “La serva padrona” (intermezzo), zgjat rreth 40 minuta dhe e ndarë në dy pjesë, pa ouverture, duke e bërë të përshtatshme për moshat e vogla. “Opera buffa” është një zhanër i veçantë opere, ku ngjarjet trajtohen me humor dhe konflikti zgjidhet nëpërmjet lojës e argëtimit.

Protagonistja në “La Serva Padrona”, Serpina, është shërbyese në shtëpinë e Ubertos dhe në veprën e tij. Pergolesi sjell në mënyrë ironike dhe qesharake, përpjekjen e saj për t’u respektuar nga padroni, si të ishte një zonjë e vertetë shtëpie. Kur Uberto vendos që duhet të martohet edhe Serpinës i lind një ide. Përse të mos jetë ajo, zonja e re e shtëpisë?

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, gjithashtu edhe bashkia Tiranë, ftuan fëmijët bashkë me prindërit dhe mësuesit të ndjekin këtë shfaqje.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku garanton fermerët e Dibrës: Mbështetje për rritjen e prodhimit dhe eksporteve
Artikulli tjetërVJENË – IAEA inspektime në Ukrainë pas akuzave për përdorimin e një “bombe të pistë”