Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 27 tetor 2022

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë do të vijojë edhe për ditën e sotme të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të ngrohta.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira fare të pakta kalimtare të cilat do të jenë të pranishme kryesisht në relievet malore në veri dhe lindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim e lehtë e mesatare, në bregdet dhe lugina era me rrahje hera–herës deri në 8-12m/sek. Valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/24 Diell
Kukës 10/23 Diell
Lezhë 10/24 Diell
Dibër 7/22 Diell
Durrës 13/24 Diell
Tiranë 13/27 Diell
Elbasan 11/27 Diell
Berat 6/26 Diell
Vlorë 12/25 Diell
Korçë 8/22 Diell
Gjirokastër 6/25 Diell
Sarandë 12/25 Diell

 

       

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAthina i dedikon një muze Maria Callas-it
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/10/2022