Ballina Flash

Përvjetori i çlirimit të Kepit të Rodonit nga Skënderbeu

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Më 26 tetor 1467, Gjergj Kastrioti Skënderbeu çliroi Kepin e Rodonit dhe kështjellën e tij strategjike.

Kjo kështjellë ishte pronë e familjes së Kastriotëve, dhuratë nga princi Karl Topia për Pal Gjon Kastriotin. Kështjella u ndërtua me rastin e martesës të mbretit e mbretëreshës, Gjergj e Donika Arianiti Kastrioti (1451). Skënderbeu i kërkoi Venedikut ta ndihmojë, për të rindërtuar kështjellën e shkatërruar nga betejat. Duke pasur frikë forcimin e Skënderbeut dhe të shqiptarëve, Venediku e refuzoi kërkesën e Skënderbeut.

Kepi i Rodonit u bë vendvarrimi i princeshës Mamica me dy fëmijët e saj. Gjithashtu u bë fortesa e sigurisë së lartë për familjen Kastrioti. Disa muaj pas vdekjes së bashkëshortit, mbretëreshë Donika u arratis me birin e vetëm, princin Gjon Gjergj Kastrioti.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProkuroria Speciale paralajmëron hetime pas raportimeve për korrupsion në drejtësi
Artikulli tjetërBRUKSEL – KE propozon rregulla të reja për kufizimin e ndotësve të ajrit dhe ujërave