Ballina Flash

Memoriali i Skënderbeut vendoset në Komunën e Trentos

TIRANË, 23 tetor/ATSH/- Në Komunën e Trentos në Itali është vendosur memoriali i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu.

Në këtë ceremoni të organizuar nga shoqata “Teuta” e drejtuar nga Leonora Zefi, morën pjesë Kreu i Bashkisaë Lezhë, Pjerin Ndreu, Elisabetta Bozzarelli, Këshilltare e Komunës së Trentos, e ngarkuara për Kulturën, Rininë dhe Sportin, Franco Laneselli, Kryetari i Komunës së Trentos si dhe shumë personalitete lokale italiane dhe pjestarë të komunitetit shqiptar që jeton në Trento dhe në vende të tjera.

Ceremonisë së zbulimit të memorialit,  i parapriu një konferencë me referate për heroin tonë kombëtar ku referoi dhe drejtuesi i Muzeut Lezhë, Paulin Zefi.

Kryebashkiaku Ndreu u shprehu mirënjohje të thellë drejtuesve të Komunës së Trentos dhe të gjithë atyre që bënë të mundur  vendosjen e memorialit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti, si dhe për mbështetjen që i japin komunitetit shqiptar në integrimin në jetën shoqërore italiane.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinistria e Shëndetësisë: 18 qytetarë të infektuar nga COVID-19
Artikulli tjetërMehaj-Petrovska: Bashkëpunimi rajonal, hap i rëndësishëm për paqe