Ballina Aktualitet

Begaj mirëpret anëtarët e Akademisë së Shkencave

TIRANË, 10 tetor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mikpriti sot anëtarët e Akademisë së Shkencave, përfaqësues të akademive nga vendet e rajonit dhe Evropës si dhe bashkëpunëtorë të Akademisë dhe personalitete të tjera, të pranishëm në festimet jubilare me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave.

Gjatë pesë dekadave të fundit, Akademia e Shkencave u kthye në një qendër të mendimit shkencor elitar si dhe avancimit të kërkimit shkencor në vend. Në këtë kuadër Presidenti Begaj vlerësoi se ligji i ri për shkencën duhet të nxisë zhvillimin në të gjithë sistemin e kërkimit shkencor të vendit.

Njëkohësisht, në idetë e shkëmbyera në këtë pritje Presidenti Begaj vuri në dukje se hapja e Akademisë ndaj institucioneve kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, ndaj universiteteve, instituteve e qendrave kërkimore, ndaj organizatave shkencore ndërkombëtare, ku shprehet interes për botën shqiptare, është garantuese për të ardhmen.

Presidenti i Republikës vlerësoi kontributet e akademikëve shqiptarë në vijimësinë e reformave të kërkimit shkencor si dhe zhvillimit të vendit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCili është vendi me numrin më të vogël të femrave akademike sipas OECD?
Artikulli tjetërFOKUS – BE: Do të pranojmë refugjatë ukrainas të paktën deri në mars 2024