Ballina Flash

Trepça fituese e Superkupës Mbarëkombëtare

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Në Mitrovicë u zhvillua dje finalja e madhe e Superkupës Mbarëkombëtare, në basketboll, ku u përballën KB Trepça dhe Tirana.

Në një atmosferë fantastike që e krijuan sportdashësit e shumtë, Trepça arriti të mposhtë me 40 pikë diferencë skuadrën e Tiranës duke u shpallur kështu kampione e Superkupës Mbarëkombëtare.

Për të parë ndeshjen ishte I pranishëm Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, Sekretari gjeneral i FIBA-së, Andres Zagklis, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu e të tjerë.

SuperKupa Mbarëkombëtare i paraprin sezonit të ri të Ligës Unike, aktivitet ky që i bashkon ekipet nga kampionati i Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrullah Çeku, uroi ekipin e Trepçës dhe gjithë tifozët. Gjithashtu përgëzoi edhe Federatën e Basketbollit të Kosovës për organizimin. Kjo ndeshje basketbolli e luajtur në palestrën “Minatori” të Mitrovicës, krijoi një atmosferë fantastike në qytetin e Mitrovicës.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLaboratori i Gjenetikës në QSUT, aplikon për herë të parë metoda të citogjenetikës dhe biologjisë molekulare
Artikulli tjetërMjekët e Spitalit të Traumës, ndërhyrje miniinvazive në shtyllë kurrizore