Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 20 shtator 2022

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi. Reshje shiu në orët e para të mëngjesit në jugperëndim të vendit e në mesditë edhe në qendër të vendit me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare e përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës e vrullshme.

Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/23 Diell re shi
Kukës 10/20 Diell re shi
Lezhë 14/24 Diell re shi
Dibër 9/19 Diell re shi
Durrës 18/26 Diell re
Tiranë 17/25 Diell re
Elbasan 16/24 Diell re shi
Berat 14/25 Diell re
Vlorë 16/25 Diell re
Korçë 9/19 Diell re
Gjirokastër 10/24 Diell re
Sarandë 15/25 Diell re
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Eurostat: Buka më shtrenjtë se asnjëherë më parë në BE
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/09/2022