Ballina Flash

Aktivitete artistike në Parkun e Apolonisë

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Vizitorët e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, përveç monumenteve dhe muzeut arkeologjik, tashmë kanë mundësinë të shijojnë edhe dy ekspozita.

“Ditët Europiane të Trashëgimisë Kulturore” u çelën në Parku Arkeologjik Kombëtar Apolonia me dy aktivitete artistike që shkrihen në një sinergji unike mes monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Njëra prej tyre është ekspozita vetjake e artistes britaniko-irakiane Lina Sami Ogaily, e titulluar “Një realitet paralel”. Veprat e artistes së artit pamor, janë ekspozuar në ambientet e kishës byzantine, shoqëruar nga persona të veshur me kostume popullore tradicionale.

Përvec ekspozitës, në mjediset e parkut është interpretuar edhe një pjesë e shfaqjes teatrale “Madergona”, e cila më herët ishte vënë në skenën e teatrit Bylis.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur pranë Trapezarisë deri në datën 25, për t’i lënë vendin një tjetër ekspozite, në 27 shtator.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Suficiti i llogarisë korente rritet në korrik
Artikulli tjetërBerlini mikpret në nëntor konferencën për Ballkanin Perëndimor