Ballina Flash

GS Trophy dhuron 2000 fidanë pishe për Kolonjën

TIRANË, 8 shtator/ATSH/ Motoçiklistët e garës ndërkombëtare kanë ndalur rrugëtimin e tyre në qytetin e Kolonjës. Përveç se po kontribuojnë në njohjen e bukurive të fshehura të Shqipërisë, drejtuesit e BMW MOTORRAD kanë kontribuar dhe për natyrën shqiptare, duke dhuruar 2000 fidanë pishe për Kolonjën.

Kryetari i bashkisë Kolonjë, Erion Isai, priti përfaqësuesit e BMW MOTORRAD dhe simbolikisht së bashku me drejtuesin e eventit kanë mbjellë të parin fidan pishe.

GS Trophy është një nga turet më të rëndësishëm në botë dhe është duke u mbajtur për herë të parë në Europë dhe në Shqipëri. Kolonja ishte një nga destinacionet kryesore të këtij turi.

57 pjesëmarrës me 14 kombësi, 21 ekipe dhe 126 motoçikleta tashmë janë duke eksploruar shtigje, lugina, pyje, si dhe vijën bregdetare të vendit tonë. BMW Motorrad me International GS Trophy do të jenë në Shqipëri deri në datën 10 shtator.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: Institucionet shtetërore, ulje të konsumit mujor të energjisë me 15%
Artikulli tjetërNegociatat, Xhaçka: Flamuri i BE-së në institucione krahas atij kombëtar