Ballina Flash

Konferenca e Ndërkombëtare e Studimit të Baladave, ngjarje shkencore e rëndësisë parësore

TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Nina Guga, zëvendësministre e Arsimit, ka përshëndetur Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për Konferencën e 50-të Ndërkombëtare të Studimit të Baladave, të cilën ajo e vlerëson maksimalisht.

“Ju përgëzoj që e përgatitët këtë ngjarje me impenjim maksimal”, i drejtohet Guga, kryetarit të Akademisë së Shkencave, akademik Skënder Gjinushit, duke uruar “mbarësi në realizimin e qëllimeve, që është në vlerësimin tonë një ngjarje shkencore e rëndësisë parësore.”

Nina Guga ka përgëzuar dy institucionet bashkorganizuese të kësaj konference: Akademinë tonë Shkencave dhe Komisionin Ndërkombëtar të Baladave, si dhe komitetin shkencor-organizues ndërkombëtar e atë vendës, që e kanë përgatitur këtë ngjarje me impenjim maksimal.

Konferenca e 50-të Ndërkombëtare e Studimit të Baladave, ditëve në vazhdim do të zhvillohet në mjediset e Universitetit të Gjirokastrës “Eqrem Çabej”.

Studiuesit pjesëmarrës kanë ardhur nga më shumë se 40 qendra të specializuara europiane e botërore të fushës së kulturës, trashëgimisë së pashkruar dhe antropologjisë kulturore.

Prof. Marjetka Golezh-Kauçiç, Presidente e Komisionit Ndërkombëtar të Baladave është shprehur se “Mezi pret që nikoqirët të shpalosin karakteristikat e Shqipërisë, popullit të saj, gjuhës, kulturës shqiptare, historisë, traditës së pasur dhe trashëgimisë së të shkuarës, bashkë me transformimet moderne. Jemi të etur për këngë, melodi, valle dhe muzikë që nuk dimë sa duhet”, theksoi presidentja e komisionit.

Sot fondi i baladave shqiptare është i botuar dhe pjesa më e madhe e tyre janë përkthyer në anglisht e gjuhë të tjera. Mbi bazën e tyre, artistë të zhanreve të tjera kanë rindërtuar historinë, kanë shkruar muzikë, balet, pikturë etj.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Vuçiç po e përdor “Ballkanin e hapur” për t’iu kundërvënë nismës së Berlinit
Artikulli tjetërZVICËR – Rritet shkalla e punësimit në tremujorin e dytë