Ballina Flash

Shtatori, “Muaji i trashëgimisë”

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Shtatori konsiderohet “muaji i trashëgimisë” dhe çdo ditë e tij, do t’i kushtohet trashëgimisë së qëndrueshme dhe aktivitetet do të kulmojnë me Ditën Europiane të Trashëgimisë.

Në kushtet e ndryshimeve klimatike, por edhe të ruajtjes së identitetit në një botë gjithnjë e më globale, vëmendja është drejtuar veçanërisht te ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe qasja më e shëndetshme ndaj mjedisit, për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme.

“Ringritja e Kullës C, në Durrës, pas dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2019, është simbol i këmbënguljes sonë, për të shkuar drejt kësaj së ardhmeje”, është shprehur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja ka renditur partnerët që mbështetën financiarisht këtë proces dhe pa të cilët realizimi do kishte qenë i pamundur: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qeverinë suedeze dhe Fondacionin “Prince Claus”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPeleshi: 7 kuota studimi në akademitë ushtarake të Turqisë
Artikulli tjetër​Kurti-qytetarëve serbë: Konvertoni targat në RKS, ilegalet janë trashëgimi e Millosheviçit