Ballina Bota

GJERMANI – Avioni i parë “Boeing 787-9” në flotën e “Lufthansa”

FRANKFURT, 30 gusht /ATSH-DPA/- Linja ajrore gjermane “Lufthansa” njoftoi sot se flotës së Lufthansa i është shtuar avioni i parë “Dreamliner” me dy motorë,”Boeing 787-9″, duke zëvendësuar modelet më të vjetra të “Airbus” me katër motorë.

Sipas Lufthansa, avioni “Boeing 787-9” konsumon rreth 2.5 litra parafinë për pasagjer për 100 kilometra fluturim, duke e bërë atë 25% më efikas se paraardhësi i tij.

“Ky avion është i qëndrueshëm dhe u ofron klientëve një përvojë premium fluturimi,” tha shefi i Lufthansa, Jens Ritter.

Dorëzimi i avionit ishte vonuar për shkak të problemeve teknike në “Boeing” dhe urdhër ndalimit të dërgesave që u shfuqizua vetëm pak ditë më parë. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të BE-së mblidhen për të diskutuar ndihmën për Ukrainën
Artikulli tjetërInceneratori i Elbasanit, Malltezi: Kontrata gjurmë të mjaftueshme që SPAK të nis hetimin