Ballina Flash

Amazon mbyll shërbimin e telemjekësisë ”Amazon Care”

VIRXHINIA, 26 gusht /ATSH-ANSA/ – Gjigandi Amazon ka mbyllur shërbimin e telemjekësisë ‘’Amazon Care’’, duke i dhënë fund projektit ambicioz që synonte të revolucionarizonte industrinë amerikane të kujdesit shëndetësor.

“Nuk ishte një vendim i marrë lehtë dhe erdhi pas muajsh shqyrtimi të kujdesshëm,” tha Neil Lindsay, kreu i Shërbimit Shëndetësor të Amazon, në një komunikim të raportuar nga Financial Times.

“Ndërsa shumë aspekte të Amazon Care ishin tërheqëse, oferta nuk ishte mjaft e gjerë për klientët e mëdhenj që ishin në grupin tonë të synuar”, thekson Lindsay.

Analistët besojnë se mbyllja e Amazon Care nuk është një shenjë se Amazon synon të heqë dorë nga sektori i kujdesit shëndetësor prej 4 trilion dollarësh.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHomazhe në nder të shkrimtarit Jorgaqi, Kushi: Kontribut të vyer në arsim, shkencë e kulturë
Artikulli tjetërNis puna për rehabilitimin e përroit të Lushnjës