Ballina Flash

Çelet ekspozita “Libri ukrainas”

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Në Bibliotekën Kombëtare u çel ekspozita “Libri ukrainas”, në të cilën janë përfshirë botime mbi historinë, kulturën, identitetin dhe letërsinë ukrainase, në gjuhën ukrainase dhe atë angleze.

Librat e ekspozuar janë pjesë e “Këndit të Librit Ukrainas”, i cili u përurua pak ditë më parë në prani të ambasadorit të Ukrainës në Tiranë, Shkëlqesisë së Tij, Volodymyr Shkurov, dhe drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha.

Ngritja e këtij këndi vjen si pjesë e projektit “Rafti i Librave Ukrainas” i iniciuar nga Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelensky, me qëllim shkëmbimin kulturor mes vendeve.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun e gjerë deri më datë 2 shtator 2022.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTabaku: Lustracioni rruga për t’i dhënë fund tranzicionit
Artikulli tjetërNiset kontingjenti i 2-të me mision pranë KFOR në Kosovë