Ballina Bota

BM – “British Airways” anulon rreth 10 000 fluturime

LONDËR, 22 gusht /ATSH-DPA/- Kompania ajrore “British Airways” deklaroi sot se do të anulonte rreth 10 000 fluturime me distanca të shkurtra për dhe nga aeroporti “Heathrow” i Londrës midis tetorit dhe marsit.

“Disa fluturime me distanca të gjata do të preken nga vendimi gjithashtu”, njoftoi kompania, e cila synon të minimizojë anulimet dhe vonesat gjatë muajve të dimrit.

“Deri në fund të tetorit, disa dhjetëra fluturime vajtje-ardhje në ditë, gjithsej 629, do të anulohen gjithashtu”, tha kompania.

“Shumica e anulimeve do të njoftohen më herët dhe udhëtarët pritet të kalojnë në linja të tjera”, tha kompania ajrore.

“Heathrow”, aeroporti më i madh në Britaninë e Madhe, ka vendosur një kufi prej jo më shumë se 100 000 pasagjerë në ditë për shkak të mungesës akute të stafit.//a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Von der Leyen kritikon Putin përpara përkujtimit të Ditës së Evropës
Artikulli tjetërShpëtohen 4 turistët gjermanë të bllokuar në kanionin e Langaricës