Ballina Bota

ARGJENTINË – Norma e inflacionit arrin majat në 71%

BUENOS AIRES, 12 gusht /ATSH-dpa/ – Norma e inflacionit në Argjentinë është rritur në më shumë se 70%, në mes të një krize të rëndë ekonomike dhe financiare.

”Çmimet e konsumit u rritën me 71% në korrik, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar”, tha zyra e statistikave të vendit, Indec.

Vetëm në korrik, çmimet u rritën me 7,4% krahasuar me një muaj më parë.

Qeveria njoftoi së fundmi se do të ngrijë çmimet dhe pagat për dy muaj në mënyrë që të ngadalësojë rënien e vlerës së monedhës kombëtare, pesos.

Norma e inflacionit në Argjentinë është nga më të lartat në botë.

Për të financuar deficitin buxhetor, banka qendrore e vendit të Amerikës së Jugut po shtyp vazhdimisht para’.

Për më tepër, Argjentina ka vite që vuan nga një krizë e rëndë ekonomike për shkak të një aparati shtetëror të fryrë, produktivitetit të ulët në industri dhe një ekonomie të madhe në të zezë, që i privon shtetit shumë të ardhura nga taksat.

Ndërkohë, pesoja vazhdon të nënçmohet ndaj dollarit amerikan dhe borxhi i vendit po rritet./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThatësira u privon francezëve llojshmërinë e… djathrave!
Artikulli tjetërPOLONI – Inflacioni vazhdon në nivel dyshifror