TIRANË, 12 gusht/ATSH – I. Vata/ Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive publikoi shifrat në rritje të punësimit të të rinjve.
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive thekson se mbështet Punësimin dhe Formimin Profesional të të Rinjve.
“Përmes ndërmjetësimit, programeve të nxitjes së punësimit dhe aftësimit profesional, në 6-mujorin e parë 2022 është mundësuar punësimi i 4939 të rinjve deri në 29 vjeç. 18279 vajza dhe djem ndjekin Arsimin Profesional. 2745 të rinj deri në 29 vjeç ndoqën një kurs Formimi Profesional. Përfshirja e 1006 të rinjve deri në 29 vjeç në Programet e Nxitjes së Punësimit. 60 të rinj u mbështetën për të hapur biznesin”, thuhet në njoftim.

/r.e/























