TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Leku fitoi pikë në kursin e këmbimit valutor me të gjitha valutat kryesore ditën e martë.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, leku fitoi terren sërish në kursin e këmbimit me euron dhe u këmbye me 116.764 Lekë, duke qëndruar pranë niveleve më të ulëta historike.
Dollari amerikan u këmbye me 114.04 lekë, ose 0.68 lekë më pak se një ditë më parë.
Ndërkohë paundi britanik u zhvlerësua me 0.38 lekë dhe zbriti në kuotën e 138.19 lekëve.
Monedha zvicerane këmbehet me 119.701 lekë duke ruajtur të njëjtën vlerë si një ditë më parë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 114.04 | -0.68 | |
| Euro | EUR | 116.76 | -0.05 | |
| Poundi Britanik | GBP | 138.19 | -0.38 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 119.70 | 0.00 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 84.56 | -0.40 | |
| Dollari Australian | AUD | 79.66 | -0.16 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 88.74 | -0.11 | |
| Korona Suedeze | SEK | 11.25 | -0.01 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 11.76 | +0.04 | |
| Korona Daneze | DKK | 15.69 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 150.45 | -1.29 | |
| Ar (OZ 1) | XAU | 204092.22 | +406.86 | |
| Argjend (OZ 1) | XAG | 2350.08 | +47.65 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 16.89 | -0.07 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 16.88 | -0.07 | |
| Lira Turke | TRY | 6.35 | -0.04 | |
/j.p/r.e/






















