Ballina Flash

Thahet Ujëvara malazeze e Niagarës

PODGORICË, 3 gusht /ATSH-AA/ – “Ujëvara e Niagarës” në afërsi të kryeqytetit malazez, Podgoricë, është tharë.

Sipas lajmeve në mediat lokale, i nxehti ekstrem që përfshiu vendin gjatë muajit korrik, ka tharë plotësisht “Ujëvarën e Niagarës”, e cila ndodhet në zonën më të famshme të piknikut të vendit, 4 kilometra larg nga Podgorica.

Ujëvara, e cila ujin e merr nga lumi Cem, është tharë për shkak të rënies së nivelit të ujit të lumit.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKumbaro për ngjarjen në Himarë: Dënim maksimal ndaj kujtdo që thyen rregullat
Artikulli tjetërDRSHTRR Gjirokastër, kushte optimale shërbimi për mbi 39 mijë drejtues mjetesh