Ballina Flash

Konferenca e Mukjes krijoi Komitetin e Shpëtimit Kombëtar

TIRANË, 1 gusht/ATSH/ Si sot, 79 vjet më parë, më 1 gusht të vitit 1943 u mbajt Konferenca e Mukjes.

Diskutimet mes pjesëmarrësve u zhvilluan nga 1 -3 gusht. Por ky kuvend prodhoi një nga marrëveshjet më jetëshkurtër ndërmjet palëve të përfaqësuara nga Partia Komuniste dhe Balli Kombëtar, për bashkërendimin e rezistencës shqiptare nën një front të përbashkët, në luftë kundër okupatorit.

Marrëveshja e Mukjes krijoi një Komitet të Shpëtimit Kombëtar, i cili parimisht në ditët e tij të para nuk e kundërshtoi planin e bashkërendimit të forcave, por edhe idenë për moslëshim të territoreve të humbura nga marrëveshjet e pas 1912, por të rimarra nga italianët nën suazën e perandorisë.

Mbledhja pararendëse e Mukjes u mbajt në katundin Tapizë të Tiranës më 26 korrik të 1943, ku palët pranuan të diskutonin për krijimin e një fronti të përbashkët dhe në fund të luftës do t’u kërkonin trupave aleate të zbatonin parimin e njohur nga Karta e Atlantikut për vetëvendosjen e kombeve.

Partia Komuniste do të ishte e para e cila nuk do të pranonte bashkrendimin e forcave, duke mos i dhënë jetë kësaj marrëveshjeje, e cila për forcat e Ballit dhe sot është anatemuar, për faktin se kërkohej rimarrja e territoreve të Shqipërisë etnike.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBorrell: Bllokadat e rrugëve të hiqen menjëherë, çështjet të adresohen përmes dialogut
Artikulli tjetërQendër e re e kontrollit të mjeteve në Vlorë për mbi 58 mijë drejtues