Ballina Aktualitet

Rama-kryebashkiakëve: Fokus, vendosja e dimensionit rural në çdo bashki

TIRANË, 23 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama foli sot nga Pogradeci, mbi konkluzionet e bashkëbisedimit publik me kryetarët e bashkive, në vigjilje të sezonit të fundit të mandatit të qeverisjes vendore.

Rama tha se, puna e bërë është shumë më tepër se puna e ditur, ndaj u kërkoi kryebashkiakëve të zgjerojnë komunikimin e infomormimit me publiku.

Duke iu referuar të dhënave të raportuara, kryeministri bëri të ditur se, qëllimi kryesor ka qënë ulja e borxheve të rënda të së shkuarës dhe përmirësimi i shërbimeve adresuar qytetarëve. Shqetësimi është se jo në të gjith bashkitë përmirësimi është aq sa duhet të jetë, për të garantuar mesataren e sigurt që duhet të ketë PS  kur merr besim dhe çdo kandidati të PS-së kur votohet, përtej personit.

“Nga të gjitha raportimet është e qartë që ne kemi një potencial të pashfrytëzuar ende. Por ajo që ne duhet të bëjmë, është që në këtë tërësi bashkishë ka eksperienca shembullore që duhet të përcillen nga njëra bashki në tjetrën”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se, pikat ku duhet vendosur fokusi është vendosja e dimensionit rural në çdo bashki. Kemi bërë një punë të madhe në dimensionin urban. Rilindja Urbane ka prekur të gjithë territorin e vendit nga Bajram Curri deri në Konispol duke bërë transformime që nuk njihen, nga ku nisëm. Sigurisht që ka nevojë për rrugë të brendshme apo ndërhyrje detajiste, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për  dimensionin rural.

Sipas tij, rrugët rurale, ujësjellësat kanalizimet është një proces që do të vazhdojë por që varet edhe nga kapacitetet financiare, që nuk kemi ç’tju bëjmë. Por në rastin konkret e kam fjalën në aspektin e forcave prodhuese, përpunuese eksportuese të çdo bashkie që ka hapësira rurale.

“Bashkitë e reja të dala nga reforma duhet ta forcojnë këtë dimension dhe këtë do ta bëjnë ne se nuk ka kush ta bëjë tjetër. Kushdo që do të kandidojë përsëri dhe këtu nuk nuk përjashtoj asnjë brenda kësaj vjeshte duhet të sjellji në MBZHR projekte për grumbullim, riciklim dhe të garantojë që këto projekte të mbështetura nga bashkia dhe nga një grup fermeresh, që do të thotë që duhet bërë punë me grupet e feremerëve, duke i kthyer ata në aksionerë dhe duke aksesuar qoftë fondin e garancisë sovrane qoftë edhe buxhetin në nivel bashkie apo qendror”, tha Rama.

Kryeministri vuri në dukje se, agregimi i ujësjellësave nuk është një gjë e negociushme, por nga ana tjetër kjo nuk do të thotë që përgjegjësinë e mori qeveria. Por duhet bërë një punë më e madhe për tranformimin e ujësjellësave në ndërmarrje reale që bëjnë punën. /a.a/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Kriza energjetike ndez debate për funksionimin e centraleve bërthamore
Artikulli tjetërRama: Gati plani për kursim energjie me orar