Ballina Flash

Ismaili: Bashkia Mallakastër, 26 projekte në 3 vjet

TIRANË, 22 korrik/ATSH – I. Vata/ Kryetari i bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me të zgjedhurit vendorë, ka bërë bilancin e punëve të kryera dhe në proces të bashkisë në prag të mbylljes së mandatit.

Ismailaj, tha se për vitin 2021 të ardhurat nga tarifat vendore, krahasuar me vitin 2020, janë dyfishuar.

Ai tha se së shpejti përfundon ujësjellësi rajonal i cili do të furnizojë me ujë 80 % të banorëve.

“Pesë arritjet më të rëndësishme në periudhën trevjeçare qe në kemi marrë detyrën janë në infrastrukturë e ujësjellës, infrastrukturën rrugore dhe në kualifikimin urban, infrastrukturën arsimore. Ajo që do të theksoja është hartimi dhe miratimi i 26 projekteve në fushat prioritare. Kështu për periudhën 2020-2022 janë realizuar dhe janë në proces zbatimi mbi 26 projekte, nga të cilat 7 projekte me financim të qeverisë shqiptare, 2 janë në fushën e ujësjellës kanalizimeve. Projekti më i rëndësishëm është ndërtimi i ujësjellësit të ri rajonal, i cili përfundon brenda këtij viti dhe bën të mundur furnizimin për mbi 80 % të popullsisë të Mallakastrës me ujë të pijshëm. Gjithashtu janë dhe dy projekte të tjera, rikualifikimi urban i qytetit të Ballshit dhe fillimi i punës së ndërtimit të rrugës së Bylisit”, tha ai.

Ismailaj shtoi se me të ardhurat e bashkisë janë asfaltuar 10 kilometra rrugë rurale në 6 fshatra dhe janë në proces 20 km të tjera. Po ashtu, sipas tij, është bërë rikonstruksion i pjesshëm i rrugëve për 50 km rrugë rurale.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMJEDIS – 78% e ujërave të ambalazhuar në Francë përmbajnë mikroplastikë
Artikulli tjetërSubashi: Fieri, qytet model falë investimeve strategjike infrastrukturore