Ballina Flash

DRTK Shkodër, nis hartëzimi i banesave “Monument Kulture”

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur punën për konceptimin e emërtimeve dhe hartëzimin e të gjithë banesave me status “Monument Kulture”.

Nëpërmjet aplikimit të punimit artizanal të pllakatave të mermerit, do mundësohet evidentimi i këtyre monumenteve të kulturës dhe trashëgimisë.

Petrit Bilali, skulptor pranë DRTK Shkodër, do të realizojë prerjen, gdhendjen, skalitjen dhe më pas vendosjen e pllakateve që do të shërbejnë si elementë orientues dhe dekorativë për të evidentuar veçansinë e këtyre banesave për publikun.

Kjo punë do të sjellë lehtësi si për vendasit, ashtu dhe për turistët në orientimin e tyre në qytet, si dhe për identifikimin e objekteve që përbëjnë interes për ta.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEndri Ceno, sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD
Artikulli tjetërNjë rrugë në Tiranë merr emrin e legjendës së futbollit “Zyber Fagu”