Ballina Bota

LETONI – Parlamenti miraton ndalimin e importit të gazit rus

RIGË, 14 korrik /ATSH-DPA/- Gazi rus nuk mund të importohet më në Letoni sipas një projektligji të miratuar sot nga organi ligjvënës.

Vendimi për ndalimin e importit të gazit rus ishte pjesë e një pakete ndryshimesh ligjore që do të kërkojnë që Letonia të diversifikojë furnizimin e saj me gaz dhe të sigurojë një rezervë strategjike gazi. Ndalimi i gazit rus, i zbatuar si një protestë kundër pushtimit rus të Ukrainës, bazohet në një ndalim të mëparshëm që ishte caktuar të zgjaste vetëm deri më 1 janar.

Legjislacioni kërkon që autoriteti letonez i gazit të krijojë rezerva strategjike të gazit. Rezerva të mbushet çdo vit deri më 31 gusht me gazin e nevojshëm për përdorim kombëtar midis 1 tetorit dhe 30 prillit.

Rusia ishte deri këtë vit, burimi kryesor i gazit për Letoninë. Që kur Letonia ndaloi furnizimin me gaz rus, ajo ka importuar gaz nga Lituania dhe ka filluar procesin e ngritjes së një terminali të gazit natyror të lëngshëm. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Shqipëria, asnjë alternativë tjetër veç rrugës së pandalshme drejt Evropës së Bashkuar
Artikulli tjetërShija e ushqimeve tradicionale të Shkodrës në festivalin e gastronomisë