Ballina Flash

Pse breshkat nuk ”plaken” kurrë?

ROMË, 6 korrik /ATSH/ – Plakja është e pashmangshme ose kështu besojmë ne njerëzit, të cilët për shekuj kemi luftuar (për arsye shëndetësore, por edhe për kotësi) kundër shenjave të plakjes dhe rënies së trupit tonë, e pashmangshme sepse është e lidhur me biologjinë, shkruan focus.it.

Mirëpo, ka kafshë që të paktën në pamje nuk ”plaken” kurrë dhe, pavarësisht kësaj, ato jetojnë jetë shumë të gjatë, madje edhe më gjatë se kjo e jona.

Ky është rasti i zvarranikëve të familjes Testudine, pra breshkave, që duket se nuk ”plaken” kurrë.

Studimi i parë krahasoi shkallët e ”plakjes” së 77 llojeve të ndryshme, jo vetëm të breshkave, por edhe të gjarpërinjve, krokodilëve dhe amfibëve të ndryshëm.

Breshkat u zbuluan se janë ato me ritmet më të ngadalta të ”plakjes”: kjo do të thotë se, ndërsa ato rriten (dhe për rrjedhojë pas herës së parë që riprodhohen), trupi i tyre ngadalëson ose ndalon plotësisht proceset e ”plakjes” qelizore siç ndodh tek njerëzit.

Me fjalë të tjera, një breshkë 80-vjeçare nuk është shumë e ndryshme nga një 30-vjeçare dhe mund të vazhdojë të bëjë të njëjtat gjëra që bëri 50 vjet më parë, sepse trupi i saj nuk është përkeqësuar biologjikisht./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKodheli, vizitë në Izrael si zv.presidente e Asamblesë së NATO-s
Artikulli tjetërKosovë, 341 raste të reja me COVID-19