Ballina Flash

A këshillohet pirja e kafesë në shtatzani?

GJENEVE, 3 korrik /ATSH/ – Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pirja e kafesë gjatë shtatzënisë lejohet, por me masë: jo më shumë se 200 miligramë në ditë, ose tre filxhanë ekspres, shkruan focus.it

Por këshllohet që gratë shtatzëna duhet të shmangin plotësisht pirjen e kafesë për të shmangur rreziqet e abortit, peshës së ulët të lindjes dhe komplikimeve të tjera.

Komplikimet

Për të arritur në këtë përfundim, ekipi i Jack James nga Universiteti i Reykjavik në Islandë analizoi më shumë se 1200 studime të disponueshme mbi efektin e kafeinës tek gratë shtatzëna.

Artikujt raportuan rezultate për një ose më shumë nga gjashtë kategoritë kryesore të rezultateve negative të shtatzënisë: abort, lindje me pasojë vdekjen e fëmijës, peshë të ulët të lindjes, lindje të parakohshme, leuçemi akute të fëmijërisë, mbipeshë dhe obezitet infantil.

Në përgjithësi, hulumtimi gjeti një korrelacion statistikor midis konsumit të kafeinës (pa prag minimal) dhe mundësisë së dështimit të shtatzënisë, me përjashtim të lindjeve të parakohshme. Në praktikë, është më mirë të shmangni plotësisht kafeinën.

Prej kohësh dihet që kafeina shkakton rreziqe në shtatzëni (si dhe alkooli, duhani, droga etj.) sepse kalon placentën dhe arrin te fetusi, i cili nuk ka enzimat e nevojshme për ta metabolizuar. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: Hapet në Velipojë qendra e pushimit për fëmijët pa kujdes prindëror
Artikulli tjetërKurti: Mbështetje për Manifesta Biennial