Ballina Aktualitet

Konstituohet nënkomisioni për Administratën Publike

TIRANË, 29 qershor/ATSH/ Në selinë e Kuvendit u zhvillua sot mbledhja e parë konstituuese e nënkomisionit për Administratën Publike, në përbërje të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Nënkomisioni përbëhet nga 7 anëtarë: Ermonela Felaj (Valikaj), kryetare, Saimir Korreshi, zëvendëskryetar, si dhe anëtarët: Bardhyl Kollçaku, Lavdrim Krashi, Hatixhe Konomi, Oerd Bylykbashi, Fatmir Mediu, si dhe anëtarët zëvendësues: Fadil Nasufi, Ilir Topi dhe Gazmend Bardhi.

Në nisje të mbledhjes, Felaj propozoi deputeten e grupit parlamentar socialist, Hatixhe Konomi, si sekretare të nënkomisionit, propozim i cili u miratua në unanimitet nga të gjithë anëtarët.

Rendi i ditës vijoi me diskutime mbi kalendarin e punës së nënkomisionit dhe kontaktet me institucionet kyçe, nga të cilat do të mund të merret informacioni i nevojshëm për të kuptuar dhe vlerësuar si funksionon administrata publike.

Pas diskutimeve nënkomisioni miratoi kalendarin e punës së nënkomisionit.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLajçak: Momenti për takime të rregullta Kurti-Vuçiç
Artikulli tjetërMbahet takimi i nënkomitetit BE –Shqipëri për tregtinë, industrinë, doganat dhe tatimet