ALBERTA, 27 qershor /ATSH/ – Drita e diellit është aq intensive sa depërton nën lëkurë e arrin deri te qelizat yndyrore duke i bërë ato të “shfryhen”.
”Pikat e lipideve në fakt tkurren dhe nxirren më shumë lehtësisht përmes membranës qelizore”, shkruan focus.it.
Në dimër, prania më e ulët e dritës do të favorizonte efektin e kundërt dhe rrjedhimisht akumulimin e yndyrës.
Sipas autorit të zbulimit, Peter Light, një studiues në institutin e diabetit ”Alberta”, në Kanada, qelizat yndyrore janë një lloj ore biologjike periferike, e cila i tregon trupit se sa yndyrë duhet djegur në bazë të stinës.
“Ndryshe nga shumica e gjitarëve, njeriu ka yndyrë pothuajse kudo në trupin e tij, nën lëkurë: në rrjedhën e evolucionit ai mund të kishte shërbyer si një sensor i jashtëm i dritës, i dobishëm për akumulimin e peshës dhe energjisë në dimër, kur ishte më e vështirë dhe t’i përdorte këto rezerva në verë për të humbur peshë”, thekson Light./ /os/























