Ballina Aktualitet

Tabaku: Për ndërtimin e aeroportit të Vlorës u dha zonë e mbrojtur

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot në Kuvend se për ndërtimin e aeroportit të Vlorës u dha një zonë e mbrojtur.

“Këtu është dhe ministrja e Mjedisit për aeroportin e Vlorës. Kam komunikuar dhe kam kërkuar sqarim për aeroportin e Vlorës. Shqetësimi i parë për mua është shkelja e marrëveshjes për Stabilizim-Asociimit, ku me një garë i është dhënë një kompanie, me lidhje pranë kryeministrit, që ndërtoi edhe spitalin e Fierit. Si shpërblim mori një kontratë koncesionare në aeroportin e Vlorës”, tha Tabaku.

“Shqetësimi që ekziston është që një zonë e mbrojtur, e gjitha, u hoq nga mbrojtja dhe u dha për ndërtim. Ashtu siç u kafshua Butrinti, po kafshohet dhe aeroporti i Vlorës, pa pasur asnjë konsultim. Në kontratën koncesionare përsipër të gjithë riskun e mban shteti. Nëse nuk ekziston trafiku, qeveria do të kompensojë kompaninë. Qeveria nuk pyet, e ka shkeljen e ligjit si gjë të lehtë. Kjo aferë korruptive duhet të ndalojë menjëherë!”, tha Tabaku.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – OBSH: Po vlerësojmë nëse lija e majmunëve duhet të konsiderohet urgjencë e shëndetit publik
Artikulli tjetërKosovë, 29 raste të reja me COVID-19