Ballina Bota

RUSI – Medvedev: Marrëdhëniet me SHBA-në në Zero Absolute

MOSKË, 20 qershor /ATSH-ANSA/ – Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në zero Kelvin (minus 273 gradë Celcius – shën. i përkth.), deklaroi zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit Putin, Dmitry Medvedev, raporton ”The Guardian”.

”Ne nuk kemi asnjë lloj marrëdhënie me ta dhe as kemi ndërmend t’i shkrijmë ato duke negociuar me ta”, shtoi ai.

”Si person që kam pasur një lidhje të drejtpërdrejtë me START-3 (Traktati për Reduktimin e Armëve Bërthamore midis SHBA dhe Federata Ruse) dhe e kam nënshkruar atë në 2010”, tha Medvedev.

”Besoj koha për negociata të reja është më e papërshtatshme”, shtoi ai./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Alibeaj fasadë e Ramës në Komisionin për Reformën Territoriale
Artikulli tjetërShkëmbim informacioni mes Shqipërisë e Kosovës për ndryshimet në gjendjen civile