LOS ANXHELES, 17 qershor /ATSH-DPA/- Justin Bieber ka shtyrë datat e turneut në SHBA të planifikuara në qershor dhe korrik, për shkak të problemeve të tij shëndetësore që lidhen me sindromën Ramsay Hunt.
Në një postim në Instagram këngëtari tha se ishte optimist dhe se po merrte kujdesin më të mirë të mundshëm mjekësor duke shtuar se mezi po priste t’i kthehej shfaqjeve këtë verë.
Sindroma Ramsay Hunt (RHS) ndodh kur virusi infekton një nerv në kokë dhe është një nga 60 shkaqet e paralizës së fytyrës.
Bashkëshortja, Hailey Bieber tha për emisionin ”Good Morning America” se ai po përmirësohej çdo ditë.
Ylli i pop-it deklaroi më herët se ai po bënte ushtrime të fytyrës për të rifituar lëvizjet, por do t’i duhej ende kohë për t’u rikuperuar./ /a.i/






















