TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, kredia e re që bankat dhanë për sektorin e ndërtimit gjatë muajit prill 2022, shënoi vlerën 5.5 miliardë lekë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues ishte në vlerën 2.8 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2020, 1.5 miliardë lekë.
Banka e Shqipërisë vëren një rritje të ndjeshme të huadhënies për ndërtimin, ndikuar nga ritmi i zhvillimit që po shënon ky sektor vitet e fundit, por kjo edhe si pasojë e rritjes së ndjeshme të kostove të lëndëve të para në ndërtim, çka ka rritur dukshëm nevojën për financim nga sektori bankar.
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, kredia për bizneset e ndërtimit, zë 35 % të totalit të përgjithshëm për huadhënies për muajin prillin. Në vend të dytë, renditen huatë e reja dhënë për koorporata jofinanciare që i përkasin sektorit të tregtisë me shumicë dhe me pakicë, të ndjekura nga sektori i bizneseve të transportit dhe magazinimit me 8 %, akomodimit dhe shërbimit ushqimor po me 8 %.
/j.p/r.e/























