Ballina Flash

Vdes në moshën 67-vjeçare Ray Liotta

KALIFORNI, 26 maj /ATSH/- Ray Liotta vdiq në moshën 67-vjeçare. Ai u shfaq në role të ndryshme në telenovela, filma televizivë dhe muzikale, derisa në vitin 1986, falë Melanie Griffith, bashkëshortes së atëhershme të Steven Bauer fitoi rolin e Ray Sinclair në “Something Wild”, sipas Corriere Della Serra.

Ai luajti rolin e një personazhi me çrregullime mendore dhe të dhunshëm, ish-burrit të Lulu, të interpretuar nga vetë Griffith, përmes të cilit ai u nominua si aktori më i mirë dytësor në “Golden Globe”.

Në vitin 1990 Martin Scorsese i ofroi atij rolin e protagonistit, Henry Hill, në filmin “Goodfellas”, një italo-irlandez që përpiqet të udhëheqë rrugën e tij në mafian amerikane, një rol që ia imponoi publikut dhe kritikës, të cilët vlerësuan talentin e tij si një aktor karizmatik.

Pas këtij interpretimi, për të mos u bërë aktor personazhesh, ai sërish zgjedh role të ndryshme si; policin maniak në filmin “Unlawful Entry”; një i ve që shkruan tinguj reklamash në filmin” Corrina, Corrina”; një ushtar rebel në “No Escape”.  /a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Kamberi, përfaqësues i zërit të shqiptarëve në Luginë
Artikulli tjetërQytetarët e Tiranës shijojnë kuzhinën greke