Ballina Uncategorized

Forcohet dollari, euro humb terren

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të enjten, ndërsa euroja humbi terren.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.39 pikë dhe këmbehet me 116.07 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.08 pikë dhe këmbehet me 120.52 lekë.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u forcua me 0.56 lekë duke ngjitur në kuotën 141.35 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 115.99 lekë, ose 0.18 lekë më shumë se ditën e mërkurë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 116.07 +0.39
Euro EUR 120.52 -0.08
Poundi Britanik GBP 141.35 +0.56
Franga Zvicerane CHF 115.99 -0.17
Jeni Japonez (100) JPY 90.00 +0.05
Dollari Australian AUD 79.79 +0.42
Dollari Kanadez CAD 89.17 +0.49
Korona Suedeze SEK 11.47 +0.06
Korona Norvegjeze NOK 11.78 +0.07
Korona Daneze DKK 16.20 -0.01
SDR SDR 154.72 -0.18
Ari(OZ 1) XAU 211635.75 -2,398.86
Argjend(OZ 1) XAG 2417.12 -44.55
Juani Kinez (onshore) CNY 17.09 +0.06
Juani Kinez (offshore) CNH 17.03 +0.08
Lira Turke TRY 7.51 0.00
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Serbi, promovim potencialeve turistike në të dy vendet
Artikulli tjetërHyn në fuqi kontrata e koncesionit për portin e integruar në Triport