Ballina Flash

Çfarë është djegia e stomakut?

ROMË, 12 maj /ATSH/ – Urthi është një ndjesi acarimi dhe dhimbjeje, ndonjëherë shumë intensive, që ndihet në lartësinë e sternumit, shkruan focus.it.

Urthi është simptoma më tipike e atyre që vuajnë nga refluksi gastroezofageal, pra kthimi i ushqimit dhe lëngjeve gastrike në ezofag pasi kanë kaluar tashmë në stomak.

Kjo ndodh kur valvula midis këtyre dy organeve keqfunksionon, duke u hapur kur nuk duhet.

Acidi në rritje ndez ezofagun duke prodhuar urth.

Refluksi zakonisht vjen menjëherë pas ngrënies.

Dieta ndikon edhe në acidin e stomakut: pijet e gazuara, alkooli, hudhra, çokollata dhe ushqimet me yndyrë përkeqësojnë ngushtësinë e valvulës midis stomakut dhe ezofagut.

Nga ana tjetër, portokallet, limonët dhe domatet rrisin aciditetin.

Një jetë shumë e stresuar dhe plot tension mund të rrisë ndjeshëm prodhimin e lëngjeve gastrike. Ne prodhojmë rreth 2,5-3 litra çdo ditë, ndërsa stresi tenton të rrisë këtë prodhim ditor.

Përveç barnave që bllokojnë pjesërisht prodhimin e acideve (sidomos ato me bazë hidroksidi i magnezit dhe hidroksidi i aluminit), mjekët këshillojnë që të lëvizni pak pas drekës për të ndihmuar në tretjen e ushqimit, dhe të mos shtriheni menjëherë pas ngrënies./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonventa për Mbrojtjen e Individëve, garanton sigurinë e të dhënave personale
Artikulli tjetërVijon puna në terren për fazën e parë të projektit Skavica