RIAD, 28 prill /ATSH-DPA/- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mbërriti sot në Arabinë Saudite për një vizitë dyditore në kuadër të rivendosjes së marrëdhënieve pas tensioneve mes dy vendeve të shkaktuara nga vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në vitin 2018.
“Erdogan mbërriti në qytetin bregdetar të Jeddah, ku u prit nga Princi Khalid al-Faisal, një këshilltar i mbretit saudit Salman”, njoftoi agjencia shtetërore saudite e lajmeve SPA.
Presidenca turke tha në një deklaratë se do të rishikohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe hapat që synojnë rritjen e bashkëpunimit dypalësh.
Sipas një burimi të qeverisë saudite, Erdogan do të takohet me Mbretin Salman në Jeddah dhe Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, sundimtarin de fakto të monarkisë së pasur me naftë.
“Bisedimet do të përqendrohen në rritjen e tregtisë dhe zhvillimin e investimeve të përbashkëta si dhe në zhvillimet politike rajonale”, sipas burimit.//a.i/























