Ballina Aktualitet

KPK riçel hetimin për prokurorin Florian Bonjaku

TIRANË, 27 prill /ATSH – I. Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka riçelur hetimin për prokurorin pranë Prokurorisë së Krujës, Florian Bonjaku.

Trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici pasi analizuan provat dhe faktet, vendosi riçeljen e hetimi për prokurorin Bonjaku.

Bonjaku u përball me vetingun me 20 prill 2022 për kriterin e ligjshmërisë së pasurisë, si dhe kriterin etik dhe atë profesional.

Ai e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998. Ai ka punuar fillimisht në Prokurorinë e Lushnjës dhe prej vitit 2008 e ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Rrethit Krujë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMirëmenaxhimi i Butrintit, Margariti: Investime dhe restaurime i aseteve të reja
Artikulli tjetërEkonomi: Shqipëria e para në rajon për shërbimet digjitale