Ballina Flash

Përurohen 2 fjalorë të gjuhës shqipe

TIRANË, 22 prill /ATSH/ Me rastin e Ditës Botërore të Librit, në Departamentin e Gjuhës Shqipe u përuruan sot 2 fjalorë të gjuhës shqipe.

Fjalorët që u përuruan janë, Fjalori i gjuhës shqipe i ilustruar (për moshat 5-11 vjeç) dhe Fjalori i gjuhës shqipe (12+).

Akademikët Shezai Rrokaj e Anila Kanaj, nën prezencën e rektorit të UT-së, prof. dr. Artan Hoxha, në Ditën Ndërkombëtare të Librit prezantuan dy botime dedikuar përvetësimit të gjuhës shqipe për herë të parë, të cilët synojnë gjithashtu të ndihmojnë në mësimin e Gjuhës Shqipe në mënyrën e duhur edhe për fëmijët në Diasporë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Princesha Argjiro”, premiera e re për fëmijë në Teatrin Metropol
Artikulli tjetërLONDER- Johnson: Putin nuk mund të fitojë dot kurrë shpirtin e popullit ukrainas