Ballina Flash

Ngrihet Qendra e Ekselencës në Universitetin e Tiranës

TIRANË, 14 prill /ATSH/ Europe House mirëpriti sot përfaqësues të akademisë, studentëve dhe organizatave të shoqërisë civile për takimin nismëtar të Qendrës së Ekselencës “Jean Monnet” në Universitetin e Tiranës.

Qëllimi i qendrës është të promovohet sinergjia e bashkëpunimit mes departamenteve të universiteteve publike mbi studimet evropiane që përfshijnë mësimdhënien, kërkimin shkencor, politikëbërjen dhe OSHC.

Alexis Hupin, I Ngarkuari me Punë i BE-së në Shqipëri u shpreh se, “jemi të lumtur për qendrën e parë të ekselencës ‘Jean Monnet’ që i është akorduar një institucioni shqiptar”.

“Ky program nxit kërkimin, mësimdhënien dhe shkëmbimin mbi krizën me të cilën po përballemi si dhe mbështet vlerat tona të përbashkëta që po sfidohen nga lufta në Ukrainë”, tha Hupin.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNIGERI – Baerbock kërkon ndihmë ndërkombëtare për të luftuar urinë në Afrikë
Artikulli tjetërSHBA – Indeksi i sentimentit të konsumatorit përmirësohet në prill