Ballina Aktualitet

KPA rihap hetimin për prokuroren Imeraj

TIRANË, 12 prill /ATSH – I. Vata/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të rihapë hetimin ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj.

Trupa gjykuese pasi dëgjoi palët mori vendimi për rihapjen e hetimit gjyqësor, si dhe pranoi provat shtesë të dorëzuara nga Imeraj.

KPK konfirmoi në detyrë prokuroren Imeraj në prill të vitit 2021, me arsyetimin se përmbush të tre kriteret: ligjshmërinë e pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Por, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisioneri Publik kërkuan shkarkimin nga detyra të kryeprokurores së Tiranës, me pretendimin se nuk përmbush asnjërin nga kriteret.

Në seancën e 1 prillit, Imeraj kërkoi riçeljen e hetimit duke marrë në cilësinë e provës aktet në fashikullin e depozituar në Kolegj, si dhe aktet e reja të referuara prej saj në mbështetje të pretendimeve të ngritura.

Gjithashtu, ajo i kërkoi Kolegjit që t’i drejtohet institucioneve përkatëse për marrjen e informacioneve shtesë të nevojshme, si dhe thirrjen e dëshmitarëve, në kuadër të një hetimi të plotë dhe të thelluar.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjë insekt ”ndalon”… vaksinimin?!
Artikulli tjetërBM – Heappey: Në rast të përdorimit të armëve kimike në Ukrainë të gjitha opsionet janë në tryezë