Ballina Bota

UKRAINË – Denysenko: Rusia fillon ofensivën në Donbas

KIEV, 11 prill /ATSH-DPA/ – Ofensiva e Rusisë në rajonin lindor të Donbasit ka filluar tashmë, deklaroi Vadym Denysenko, këshilltar i Ministrisë së Brendshëm të Ukrainës.

”Rusët po grumbullojnë forcat e tyre”, deklaroi ai.

”Sidoqoftë, nuk ka ende beteja të mëdha për të cilat është folur kaq shumë ditët e fundit. Por, në përgjithësi, mund të themi se ofensiva tashmë ka filluar”, shtoi Denysenko.

Denysenko raportoi shpërthime gjatë natës në rajonin e Dnipros dhe tha gjithashtu se ”bombardimet në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, vazhdojnë”./    /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Macron dhe Le Pen në balotazh presidencial
Artikulli tjetërKushi: Kompleks i ri sportiv për nxënësit e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe