Ballina Flash

F1 – Leclerc fiton Çmimin e Madh të Australisë

MELBURN, 10 prill /ATSH-AA/- Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, i cili e nisi garën në “pole position”, fitoi Çmimin e Madh të Australisë në Formula 1.

Piloti i Red Bullit, Sergio Perez, e përfundoi garën me 20,524 sekonda prapa Leclerc-it, ndërsa shoferi i Mercedesit George Russell zuri vendin e tretë në Albert Park Circuit në Melburn.

Leclerc, me xhiron më të shpejtë, arriti një fitore relativisht të lehtë pasi Max Verstappen i Red Bullit, i cili po e ndiqte, doli jashtë garës për shkak të një problemi me motorin në xhiron e 38-të.

Charles Leclerc aktualisht kryeson renditjen e pilotëve me 71 pikë, ndërsa George Russell renditet i dyti me 37 pikë dhe Carlos Sainz në vendin e tretë me 33 pikë.

Ferrari është në krye të renditjes së konstruktorëve me 104 pikë, Mercedes në vendin e dytë me 65 pikë dhe Red Bull në vendin e tretë me 55 pikë.

Gara e radhës në Formula 1 do të zhvillohet në datat 22-24 prill në Itali.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakA do të jenë robotët një kërcënim për mijëra muratorë?
Artikulli tjetër34 raste të reja me COVID-19