BRUKSEL, 7 prill /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba përsëriti thirrjen e tij për armë më të rënda për të ndihmuar mbrojtjen e tij kundër Rusisë në fillimin e bisedimeve sot me homologët e tij të NATO-s.
Kuleba e përshkroi axhendën e tij para takimit në Bruksel: armatime, armatime, armatime.
‘’Mënyra më e mirë për të ndihmuar Ukrainën është t’i sigurojë vendit gjithçka që i nevojitet për të vënë presidentin rus Vladimir Putin në vendin e tij dhe për të mposhtur ushtrinë ruse, shtoi ai.
Kuleba tha se ‘’Gjermania mund të bënte më shumë për sa i përket dërgesave të armëve duke pasur parasysh rezervat dhe aftësitë e saj” dhe se procesi i vendimmarrjes po zgjatet shumë.
“Ndërsa Berlini ka kohë, Kievi nuk ka kohë’’, theksoi ai.
Sa më parë dhe më shpejt Ukraina të merrte armë, aq më shumë jetë do të shpëtoheshin dhe më pak qytete do të shkatërroheshin, theksoi ai.
Sa i përket sanksioneve të mëtejshme kundër Moskës, përfaqësuesi i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell shpreson se ‘’bllokada do të kufizojë gjithashtu importet e naftës të Rusisë sa më shpejt të jetë e mundur’’.
‘’Një embargo e naftës nuk është pjesë e paketës së sanksioneve që po diskutohet aktualisht nga vendet anëtare të BE-së’’, tha ai në margjinat e takimit të sotëm. /os/












