TIRANË, 6 prill /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas të mërkurën, euroja është zhvlerësuar në këmbim me lekun, ndërsa dollari amerikan forcoi pozitat, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0.67 lekë dhe këmbehet me 111.26 lekë, ndërsa euroja zbriti në kuotën e 121.38 lekëve, ose 0.04 lekë më pak se ditën e martë.
Paundi britanik u forcua me 0.50 lekë dhe këmbehet 145.74 lekë. Monedha zvicerane u nënçmua me 0.23 lekë dhe zbriti në kuotën e 119.30 lekëve.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 111.26 | +0.67 | |
| Euro | EUR | 121.38 | -0.04 | |
| Poundi Britanik | GBP | 145.74 | +0.50 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 119.30 | -0.23 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 89.87 | -0.18 | |
| Dollari Australian | AUD | 84.34 | -0.01 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 89.06 | +0.29 | |
| Korona Suedeze | SEK | 11.81 | +0.02 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 12.71 | +0.01 | |
| Korona Daneze | DKK | 16.32 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 153.11 | +0.83 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 214553.78 | +1,203.55 | |
| Argjend (OZ 1) | XAG | 2708.85 | -16.09 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 17.49 | +0.11 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 17.48 | +0.11 | |
| Lira Turke | TRY | 7.55 | +0.03 | |
/j.p/r.e/






















